Në polici dje janë paraqitur dy raste për mashtrime me dru për ngrohje në Aerodrom dhe në Veles.
Në Stacionin Policor R.T (61) ka paraqitur se me 2 gusht rreth orës 12 në bulevardin “Brigada e tretët e Maqedonisë” një person e ka mashtruar për 14000 denarë, shkruan Press24, përcjell Portalb.mk.
Deri sa ka shkarkuar drunjtë për ngrohje tek fqiu i saj, mashtruesi i ka ofruar personit R.T drunj për 2.800 denarë. Ajo është pajtuar se do t’i sillen pesë kubik dru dhe i ka dhënë 14000 denarë, ndërsa mashtruesi kur i ka marrë paratë ka thënë se do të shkojë që ta sjellë kamionin, dhe nuk është kthyer.
Në mënyrë të ngjashme dje ka qenë i mashtruar edhe 67 vjeçari T.K, i cili rastin e ka paraqitur në Stacionin Policor në Veles.
Ai ka paraqitur se në shtëpinë e tij ka ardhur një person i panjohur i cili i ka ofruar drunj për ngrohje me çmim prej 2300 denarë për metër kubik. Ai ka pranuar dhe nga gruaja e tij ka kërkuar 4700 denarë për drunjët dhe mashtruesi i ka marrë dhe më nuk është kthyer.
Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve.