Site icon PORTALB

Kjo është gruaja e familjes mbretërore që vishet më bukur sipas revistës prestigjioze

Revista e njohur britanike “Evening Standard” ka bërë një klasifikim të grave të veshura më bukur në Britani. Tre vendet e para i kryesojnë gratë e familjes mbretërore, ndërsa në vendin e katërt është këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila na surprizon gjithmonë dhe më shumë me sukseset e saj, shkruan revista Class.

Në vend të parë qëndron mbretëresha Elisabeth, e cila dallon për stilin dhe elegancën e saj në çdo dalje publike. Në vend të dytë qëndron dukesha e Kembrixh-it, Kate Middleton dhe në vend të tretë është Meghan Markle. Një prestigj i madh për Dua Lipën të renditet direkt pas dukeshës së Sussex-it, e cila ka bërë për vete shumë njerëz me stilin e të veshurit.

Exit mobile version