Site icon PORTALB

Afganistan, sulm vetëvrasës gjatë namazit të xhumasë

Ilustrim

Të paktën 8 persona e kanë humbur jetën në një sulm vetëvrasës gjatë namazit të xhumasë në një xhami në provincën Paktiya të Afganistanit, ku shkojnë shiitët Hazara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i prefekturës Paktiya, Abdullah Hasret tha se vetëvrasësi me bombë hodhi veten në erë gjatë namazit të xhumasë në një xhami në qytetin Gerdi të Paktiyas, ku shkojnë shiitët Hazara.

Hasret bën të ditur se si pasojë e sulmit 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 12 të tjerë janë plagosur.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësia për sulmin.

Exit mobile version