Site icon PORTALB

Në SHBA mbaruan Lojrat Olimpike për të Rinj, Kosova fiton medalje të arit

Në Des Moines të SHBA-së kanë përfunduar Lojërat Olimpike për të Rinj, ku mundësit nga Kosova, pas paraqitjes shumë të mirë, kanë fituar një medalje të arit, një të argjendtë dhe pesë të bronzit, njofton Portalb.mk.

Me medalje ari u vlerësua Arlind Selimi, të argjendtë – Gani Halili, kurse me medalje të bronztë – Lorik Ibri, Samir Neziri, Urim Qaili, Armend Kuka dhe Auron Syla.

Mundësit nga Kosova edhe në plasmanin ekipor arritën rezultat të mirë, ku u renditën në vendin e nëntë. Arlind Selimi shkëlqeu me nënte fitore dhe një humbje, kurse Samir Neziri me shtatë fitore dhe tri humbje.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës Mustafë Syla është ndarë i kënaqur me rezultatin e mundësve në këto gara.

Exit mobile version