Rruga për të arritur deri te Arturo Vidal ka nisur t’i vështirësohet skuadrës së Interit.
Mesfushori kilian është gati të largohet nga Bayern Munich këtë verë, me Interin që e kërkonte prej kohësh.
Por siç raporton ‘Mundo Deportivo’, është tani edhe skuadra e Barcelonës që po e kërkon Vidalin.
Barcelona e kërkon Vidalin për të zëvendësuar Paulinhon e rikthyer në Kinë, njofton Lajmi.net.
Vidal është pjesë e Bayern Munich që nga viti 2015, dhe në 79 paraqitje ka shënuar 14 gola.