Site icon PORTALB

Rusia e pranoi se ndihmon ushtarakisht Sirinë

Sergei Lavrov e pranoi se ndihmon ushtarakisht Sirinë

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka pranuar se një anije mallrash, që është detyruar të kthehet prapa në Rusi, ka bartur tre helikopterë ushtarakë për regjimin sirian.
Deklarata e së enjtes është hera e parë që Rusia konfirmon se anija, e cila është kthyer prapa pasi ka hyrë në ujërat britanike, ka bartur helikopterë sulmues.

Lavrov ka thënë se anija ka bartur edhe pajisje ajrore mbrojtëse, porse nuk ka dhënë detaje të tjera, raporton Rel.

Qeveritë perëndimore i kanë bërë vazhdimisht thirrje Rusisë që të ndalojë bashkëpunimin ushtarak me Sirinë. Kjo e fundit është përfshirë nga dhuna dhe protestat antiqeveritare qysh në mars të vitit të kaluar. Rreth 14,000 njerëz besohet të kenë humbur jetën në trazira./Portalb

Exit mobile version