Site icon PORTALB

Gonzalo Higuain konfirmon kalimin në Milan

Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain

Futbollisti argjentinas Gonzalo Higuain konfirmoi se nga ekipi italian Juventus do të kalojë në Milan. Po ashtu, theksoi se për këtë e ka bindur drejtori i ri sportive i “rosonjerëve” Leonardo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Higuain të mërkurën mbrëma arriti në Milan, ndërsa sot do të duhet të kalojë kontrollet mjekësore para nënshkrimit të kontratës. Para hotelit në të cilin qëndroi e pritën një numër i madh i tifozëve të klubit nga San Siro.

“Fillimisht do të nënshkruajë kontratën, pastaj do të flas. Më presin kontrolle dhe shpresoj se më pas do të nënshkruajë për Milanin. Po nis një aventurë të re. Dëshiroj të përshëndes të gjithë tifozët e Milanit, por edhe të Juventusit që më duan shumë. Leonardo më bindi të vija. Tashmë kam biseduar me trajnerin Gennaro Gattuso. Këtu jam për të arritur sa më shumë”, tha Higuain për mediat italiane.

Jozyratrisht Higuain do të arrijë për huazim një vjeçar në Milan për 18 milionë euro, me opsionin e blerjes së kontratës verën e ardhshme për 36 milionë euro.

Exit mobile version