Site icon PORTALB

Një person është lënduar gjatë aksidentit mes një traktori dhe një makine

Traktor, ilustrim

Një person është lënduar dje gjatë aksidentit midis një traktori dhe makine në rajonin e Negotinës, informoi sot Verolub Dodevski, zëdhënësi i SPB-së Veles. Aksidenti është regjistruar në rrugën rajonale Negotinë – fshati Llakavicë, njofton MIA.

“Traktori i markës ‘IMT 539’ me targa të Negotinës ishte drejtuar nga Zh.P. (65)  nga fshati Pepelishte, rajoni i Negotinës, ndërsa makina e markës ‘Folksfagen golf’ me targa të Negotinës të drejtuar nga G.G. (40) nga Negotina”, sqaron Dodevski.

Në aksident është lënduar shoferi i traktorit dhe ai pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm – Negotinë, për shkak të karakterit të lëndimeve, është dërguar për mjekim në Qendrën Emergjente në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SP Negotinë.

Exit mobile version