Qeveria filloi fazën e parë të ndarjen së ndihmës financiare për mbi 100 kompani

Në seancën e mbrëmshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë shqyrtoi informacionet për kontraktimin e Marrëveshjes për ndarjen e ndihmës financiare sipas Ligjit për përkrahje financiare të investimeve me më shumë se 100 kompani në Republikën e Maqedonisë, në përputhje kur për herë të parë për përkrahjen financiare mund të aplikojnë edhe kompanitë e vendit, njofton Portalb.mk.

Me marrëveshjet për ndarjen e përkrahjes financiare që janë miratuar në seancë plotësohet faza, me çka do të  vijojnë fazat e tjera kur kompanitë do të duhet ta dëshmojnë realizimin e investimeve, dhe deri në fund të vitit do  të  pasojë arkëtimi i mjeteve të miratuara.

Si vendim plotësues, Qeveria miratoi konkluzionin se kompanitë të cilat kanë fituar të drejtën për përkrahje financiare duhet të dorëzojnë deklaratë të nënshkruar për konflikt të interesave si pjesë e dokumentacionit të përfshirë në marrëveshje.

Në seancën 82-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u miratua lista e harmonizuar e propozim projekteve për financim me ndihmën e granteve kineze në kuadër të Marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim ekonomik dhe teknik ndërmjet  Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës, e përbërë nga propozim projektet “Përforcimi i kapaciteteve  të shërbimeve shëndetësore  dhe mbrojtjes sociale në Republikën e Maqedonisë”, si propozim i përbashkët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe “Avancimi i cilësisë së hulumtimit shkencor të kuadrit akademik dhe avancimin e arsimit në fushën e Biologjisë molekulare si rezultat i donacionit të pajisjes për Laboratorin e biologjisë molekulare”, si propozim nga Laboratori i biologjisë molekulare në Fakultetin Matematiko Natyror, në Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodi”.

Qeveria konfirmoi Propozim ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së obligimeve sipas  Marrëveshjes financiare, të destinuar për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe projekte të tjera me prioritet- V faza, e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane të Investimeve  dhe Bankës së Maqedonisë për Përkrahje dhe Zhvillim, me vendim ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në seancë Qeveria miratoi edhe Propozimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë me huamarrje te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim- Banka Botërore  me Marrëveshjen për huamarrje për avancimin e shërbimeve sociale dhe solli vendim propozim ligjin të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button