Site icon PORTALB

Aksion policor në Pollog: Janë arrestuar 17 shtetase të huaja

Arrestohen valltare

FOTO ILUSTRIM

Mbrëmë policia e vendit gjatë kontrollit në dy objekte hotelerie në Gostivar dhe në Tetovë ka arrestuar 17 shtetase të huaja dhe një pronar të hotelit, transmeton Portalb.mk.

Sipas SPB Tetovë, në objektin në Tetovë janë arrestuar 16 shtetase të huaja të cilat kanë punuar si valltare dhe këngëtare. Prej tyre, 14 kanë janë nga Shqipëria, një nga Serbia dhe një nga Kosova që ishin të moshës prej 18 deri në 33 vjet. Shtetaset e huaja si dhe pronari A.Z. janë arrestuar në stacionin policor për procedurën e mëtejme.

Periudhën e njëjtë kontroll është bërë edhe në objektin në fshatin Çegran të Tetovës në pronësi të A.D. (51). Në këtë objekt janë gjetur gjashtë femra prej të cilave gjashtë nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. Pas aksionit, ato së bashku ne pronarin janë dërguar në stacionin policor për procedurën e mëtejme.

Periudhën e kaluar në rajonin e Pollogut janë gjetur rreth 100 shtetase të huaja të cilat e kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe në mënyrë ilegale kanë punuar nëpër objekte hotelerie.

Pothuajse të gjitha janë depërtuar në vendet e tyre pasi para gjykatës u është shqiptuar dënim me para dhe ndalesë kohore për hyrje në Republikën e Maqedonisë për një vjet.

Exit mobile version