Site icon PORTALB

Trump, Conte: Do t’i mbajmë sanksionet kundër Rusisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, thanë se nuk kanë plane për t’i hequr sanksionet kundër Rusisë.

Në një konferencë për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë, Conte tha se heqja e sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat janë ndërmarrë fillimisht në vitin 2014 për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë, do të ishte “e paimagjinueshme”, transmeton REL.

Ai i bëri këto komente, edhe pse disa anëtarë të qeverisë së koalicionit të tij kanë bërë thirrje për heqjen e sanksioneve dhe përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Trump, i cili është përballur me kritika për qëndrim të butë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, tha po ashtu se sanksionet amerikane kundër Rusisë do të mbeten në fuqi.

Exit mobile version