Site icon PORTALB

Han i fton qytetarët e Maqedonisë të dalin të votojnë në referendumin për emrin

Johanes Han

Johanes Han. Foto: AA

Eurokomisari për Zgjerim, Johanes Han në profilin e tij në Twitter mbrëmë e përshëndeti vendimin e Kuvendit për përcaktimin e datës për mbajtjen e referendumit për Marrëveshjen me Greqinë më 30 shtator, transmeton Portalb.mk.

“BE e përkrah këtë marrëveshje dhe implementimin e saj si simbol i qetësimit të marrëdhënieve të mira në rajon. I ftoj qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë të drejtën demokratike për votë. Bëhet fjalë për vendin dhe të ardhmen e tyre”, shkroi Han në rrjetin social Twitter.

Exit mobile version