Site icon PORTALB

Në qendër të Beogradit zbulohen mjete shpërthyese dhe municion

Beogradi

Në qendrën e Beogradit, pas kishës së Shën Markut në Tashmajdan, sot është zbuluar sasi e madhe e mjeteve shpërthyese dhe municion.

Siç informojnë mediat e Beogradit, qytetarët midis kishës Shën Marku dhe ndërtesave në rrugën “Takovska” kanë vërejtur një çantë të dyshimtë dhe menjëherë e kanë informuar policinë. Sipas informatave të para, në çantë janë gjetur dy bomba tymi, gaz lotsjellës, fitil me djegie të ngadalshme për dinamit, 20 plumba dhe 5 kapsolla detonatore, njofton MIA.

Çanta ku janë gjetur armët ka qenë në fazë të shkatërrimit, që domethënë se është lënë në atë vend për një periudhë më të gjatë kohore, duke paraqitur rrezik për kalimtarët, informojnë mediat.

Nga policia informojnë se deri më tani nuk kanë informata të sakta për armët e zbuluara dhe pajisjet shpërthyese, për çfarë bëhet fjalë si dhe se kryejnë hetim në vendin ku janë zbuluar armët, duke shtuar se nuk ka asnjë kërcënim ndaj qytetarëve dhe objekteve përreth.

Exit mobile version