Janë gjetur të pajeta dy binjaket 9-vjeçare në Greqi, të cilat po kërkoheshin me ankth nga familjarët pas zjarrit shkatërrues të 5 ditëve më parë.
“Kathimerini” raporton se dy vajzat e vogla kanë qenë në mesin e viktimave të 23 korrikut. Media helene raporton detaje tejet prekëse mbi dy vajzat e mitura, transmeton Shekulli.
Mësohet se Sophia dhe Vasiliki Philippopoulos janë gjetur të përqafuara me gjyshin e gjyshen e tyre.
“Më 27 korrik prindërve iu kërkua kampionët e ADN-së si dhe iu vendosën përpara sende personale të vajzave. Disa orë më vonë u konfirmua se dy vajzat kishin humbur jetën në natën tragjike, të përqafuar nga gjyshërit e tyre të cilët nuk i ishin ndarë për asnjë moment”, raportojnë mediat greke.
Të paktën 88 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci i zjarreve të “Ferrit” në Greqi, që do të mbahet mend gjatë si një ndër tragjeditë më të rënda të dekadave të fundit.