Site icon PORTALB

Përmbyset një automjet në aksin Kavadar – Negotinë, lëndohen dy persona

Makinë

Ilustrim

Dy persona janë lënduar mbrëmë në një aksident trafiku në aksin Kavadar-Negotinë pasi është përmbysur automjeti i tyre.

Janë lënduar shoferi i automjetit “mercedes” E 190 me targa të Manastirit dhe një bashkudhëtar katërmbëdhjetëvjeçar, transmeton MIA.

“Aksidenti ka ndodhur në orën 21 në rrugën rajonale Kavadar – Negotinë. Në aksident është përmbysur një automjet pasagjerësh i markës “mercedes” E 190 me targa të Manastirit, i drejtuar nga E.B. (40) nga fshati Marenë e Kavadarit”, informoi zëdhënësi i SPB Veles, verolub Dodevski. 

Exit mobile version