Site icon PORTALB

Nëse dështon referendumi, Shekerinska: Institucionet do të vendosin se a i pranojnë ndryshimet kushtetuese

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska/ Foto: Ivana Ramadanova / AA

“Derisa në referendum sillet vendim, ai është detyrim për institucionet, por në rast se nuk ka vendim, sërish institucionet kanë mundësi të tregojnë qëndrimin e tyre”, kështu ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Radmila Shekerinska duke komentuar referendumin për marrëveshjen me Greqinë dhe atë se nëse ndryshimet kushtetuese do të zbatohen edhe nëse referendumi nuk kalon, njofton Portalb.mk.

Sipas Shekerinskës, qëllimi i mbajtjes së referendumit është që të përmbushet ajo çfarë është premtuar – qytetarët hapur të shprehen për qëndrimin e tyre.

“Qëllimi ynë është që ta përmbushim atë që e kemi premtuar, t’ju japim gjasë qytetarëve që të shprehin qëndrim për BE, për NATO dhe për rrugën nëpërmjet të cilës do të arrijmë deri tek anëtarësimi. I nxisim qytetarët që hapur ta shprehin qëndrimin e tyre, nëse dikush është i bindur, siç jemi ne të bindur, që shumica e qytetarëve dëshirojnë që shtetit të normalizohet, stabilizohet, të dalin dhe ta shprehin qëndrimin e tyre. Ata që mendojnë se ai nuk është i mirë, gjithashtu mund të dalin të tregojnë qëndrimin e tyre”, tha Shekerinska.

Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska ka bërë të ditur se shumë nga kërkesat e opozitares maqedonase VMRO-DPMNE në takimin e liderëve janë pranuar, por gjithçka që ata duan është të ketë amnisti.

Edhe Shekerinska tha se me shumë gjasë referendumi do të shpallet të hënën.

Exit mobile version