Shënoi dy gola ndaj Bayernit, por Juve e huazon në skuadrën tjetër të Series A

Nata e lavdisë për Andrea Favilli: sulmuesi i ri i Juventusit ka arritur të shënojë dy gola, me të cilët bardhezinjtë “kanë palosur” Bayern Munich, duke i dhënë vetes një ndeshje ëndërr para lamtumirës.

Po, sepse e ardhmja e tij e afërt do të jetë në Genoa, me të cilën tashmë është arritur një marrëveshje, që duhet vetëm të formalizohet, njofton Lajmi.net.

Lajmi është konfirmuar nga Massimiliano Allegri, pas takimit, i cili njoftoi lëvizjen e ardhshme të sulmuesit:

“Favilli është një lojtar i mirë, ka aftësi të mëdha, është gati të shkojë në Genoa si huazim për vitin e ardhshëm”.

Në fjalët e trajnerit bardhezi dukej kënaqësia për suksesin, edhe pse ishte një miqësore e thjeshtë:

“Djemtë ishin mjaft mirë, duke qenë se ishte loja e parë. Ata kanë provuar veten e tyre dhe kanë fituar, kjo është një kënaqësi e madhe”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button