Site icon PORTALB

Sulm me bombë në Kabul, vriten 4 agjentë

Ilustrim

 Së paku katër persona janë vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës që ndodhi sot herët në mëngjes në kryeqytetin afgan, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Drejtorisë për Siguri në Kabul, Hashmat Stanikzey për AA tha se vetëvrasësi me bombë aktivizoi bombën në vete në afërsi të autokolonës së pjesëtarëve të shërbimit të inteligjencës së Afganistanit.

“Së paku katër agjentë kanë humbur jetën, ndërsa edhe gjashtë të tjerë u plagosën”, tha Stanikzay.

Përgjegjësinë për sulmin që ndodhi në vendin Kampani e mori organizata militante talebane, nga e cila thonë se sulmi është kryer me autobombë duke vrarë dhjetëra agjentë

Exit mobile version