Site icon PORTALB

Tre fëmijët e prekur nga diabeti, Ministria e Shëndetësisë: lëshim nga prindërit, jo nga mjekët

Ministria e Shendetesise

14-vjeçari nga Ohri me sëmundjen e diabetit, i cili ishte në koma, është zgjuar dhe gjendja e tij është përmirësuar, por edhe dy fëmijë të tjerë janë diagnostifikuar me diabet, njeri 3-vjeçar dhe tjetri 9-vjeçar, njofton RTM.

Zëvendësministri i shëndetësisë, Asim Musa, thotë se është lëshim nga prindërit vonimi i zbulimit të diabetit tek tre fëmijët, të cilët gjatë javës së kaluar u sollën në klinikë me sëmundjen e diabetit.
Ndërkohë nga Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar thonë se do të bëhen hetime në spitalet e përgjithshme ku janë pranuar fëmijët dhe në raportin e tyre do të konfirmohet nëse ka pasur lëshime në procedurë.
Exit mobile version