Site icon PORTALB

Dimitrov për Milloshoskin: që të mos mbani përgjegjësi, do ta shkatërroni edhe Maqedoninë

Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Maqedonisë, Antonio Milloshoski sot e ka penguar ministrin për Punë dhe Politikë të Jashtme, Nikolla Dimitrov që të raportojë për ecurinë diplomatike maqedonase gjatë kësaj periudhe. Arsyeja  e pengimit ka qenë moslejimi që të shikohen dokumentet e takimeve të liderëve të mbajtura në janar dhe maj të 2018-s në të cilat u tha se është arritur konsensus për emrin e shtetit, njofton Portalb.mk.

Arsyejën e pengesës për raportim, ministri Dimitrov e sheh te dëshira që të mos mbahet përgjegjësi.

“Nëse duhet edhe Maqedoninë do ta shkatërrojnë, vetëm të jetë me të tyren, të mos ketë përgjegjësi, të jetë e atyre”, shkroi në rrjetin social Fejsbuk, Dimitrov.

Krahas Milloshoskit, qasje deri te dokumentet e dy takimeve u kërkua që t’ju lejohet edhe anëtarëve tjerë të Komisionit për Punë dhe Politikë të Jashtme.

Sipas Milloshoskit, arsyeja se pse nuk lejohet qasje deri te dokumentet, ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese.

“A është ndalesa për shpërndarje të këtij materiali për shkak se në takimin e parë të janarit u arrit konsensus që të mos ketë ndryshim të Kushtetutën për zgjidhjen e emrit me Athinën. Apo ndalohet për shkak se në takimin e dytë u deklarua se Kushtetuta mund të ndryshohet me propozim të Qeverisë, vetëm nëse zgjidhja është Maqedonia e Ilindenit dhe asnjë tjetër. Në të kundërtën Maqedonia do të ketë formulë të dyfishtë”, tha Milloshoski.

Ministri Dimitrov ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni për dokumentet për të cilat deputeti Milloshoski kërkoi deklasifikim dhe tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodh pa arritur pajtueshmë me palën me të cilën është negociuar – palën greke.

Exit mobile version