Ndërroi jetë një i burgosur në Burgun e Idrizovës

Një i burgosur 34-vjeçar me iniciale M.D. nga Tetova, i cili ishte duke e vuajtur dënimin me burg në Burgun e Idrizovës, dje rreth orës 15:00 është gjetur pavetëdije në qelinë e tij, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rasti është denoncuar në Sektorin e Punëve të Brendshme Shkup. M.D. me veturën e shërbimit të burgut është dërguar në Kompleksin e Klinikës “Nënë Tereza” ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

Trupi i të vdekurit, thonë nga policia, është dhënë në mjekësinë gjyqësore për autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button