Site icon PORTALB

Merkel dhe Lavrov biseduan për Sirinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin është takuar me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, për të biseduar për ngjarjet e fundit në Lindjen e Afërt dhe në Siri, njoftuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lavrov dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë ruse, Valerij Gerasimov, vizituan Berlinin pas takimit të ditës së djeshme me homologët izraelitë në Tel Aviv.

“Bisedat në masë të madhe ishin të fokusuara në Lindjen e Afërt veçanërisht për Sirinë. Po ashtu biseduan për përleshjet në lindje të Ukrainës”, tha zëdhënësja e Qeverisë gjermane, Ulrike Demmer.

Demmer përmendi se takimin e dakorduan javën e kaluar kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti rus, Vladimir Putin.

Në takim mori pjesë edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

Exit mobile version