Site icon PORTALB

Kacin: Popullit maqedonas duhet t’i thuhet e vërteta

Jelko Kacin

Jelko Kacin

Euro deputeti slloven, Jelko Kacin, në një intervistë për gazetën sllovene “Dnevnik” tha se Maqedonia vetë ka sjellur veten në vetë izolim, pasi që nuk pranoi kompromis për emrin me Greqinë, për të cilin veç më ishin pajtuar të dy palët.

“Opinionit maqedonas duhet t’i thuhet ajo që, për fat të keq, nuk e di. Po të ishte elita maqedonase më përgjegjëse, do të ishte e aftë të pranojë vendime historike të cilat do t’i mundësojnë Maqedonisë që për dy vite të hyjë në NATO. Atëherë në Maqedoni do të kishte pasur shumë ndryshime për të mirë, ndërsa energjia pozitive e akumuluar do të ishte e drejtuar kah Bashkimi Evropian”, tha Kacin, duke shtuar se elita maqedonase duhet ta parandalojë krijimin e një psikoze nacionaliste, siç u krijua, sipas tij, pas vrasjes së pesëfishtë në Smillkovc./Portalb  

Exit mobile version