Site icon PORTALB

Klopp thotë se Alisson do të debutojë në miqësoren ndaj Napolit

Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, thotë se Aisson Becker do të debutojë në miqësoren ndaj Napolit në Dublin, Irlandë.

Ndeshja do të zhvillohet me 4 korrik dhe tifozët e skuadrës angleze mezi po presin ta shohin 75 milionëshin në fushë.

“Ai është portier i klasit botëror, pra ne nuk do të themi “le të shikojmë”. Natyrisht që ai do të luajë. Kur Alisson do të jetë gati, do të jetë në portën tonë. Ne të gjithë duhet ta ndihmojmë atë që të paraqitet sa më mirë që është e mundshme”, transmeton Telegrafi.

 “Ai mund të na bashkohej këtu në Amerikë, mirëpo nuk do të kishte kurrfarë kuptimi”.

“Ai kishte një vit të gjatë si numri një i Brazilit, dhe pas një viti mjaft të ngjeshur e kam dërguar në pushim”.

Alisson iu bashkua Liverpoolit nga Roma javën e kaluar, ku transferimi i tij ishte një rekord transferimi për një portier.

Exit mobile version