Site icon PORTALB

Çiklistët nga Tetova arrijnë në kufirin e Arabisë Saudite (VIDEO)

Ciklist haxh tetov

Dy çiklistët nga Tetova, Amir Asllani dhe Senad Idrizi të cilët më 23 qershor janë nisur me biçikleta për në Haxh, kanë arritur në kufirin Al Mudawera, Jordan- Saudi.

Ata për momentin janë duke pritur pqër të kaluar kufirin dhe të hyjnë në shtetin saudian, transmeton Shenja.

Që nga 23 qershori, deri tani të dytë kanë përshkruar 2300 kilometra.

Deri tani ata nuk kanë hasur ndonjë vështirësi gjatë udhëtimit, dhe kanë qenë të mirëpritur në çdo vend që kanë kaluar.

Exit mobile version