Site icon PORTALB

Tetovari ‘kidnapon’ djalin nga ish gruaja në Tiranë

Policia e Shqipërisë

Policia shqiptare së bashku me Prokurorinë publike në Tiranë kanë filluar procedurën për gjetjen dhe arrestimin e shtetasit maqedonas B.M. nga Tetova.

Tridhjetë e katër vjeçari nga Tetova dyshohet se pa dijeninë e ish bashkëshortes ka marrë me vete djalin dhjetë vjeçar I.M.

Sipas medieve shqiptare, ish gruaja L.M.(32) e cila pas divorcit jeton me djalin në Tiranë, ka denoncuar rastin në polici, shkruan A1on. Ajo dëshmoi se B.M. ka ardhur për vizitë për të takuar djalin e tij, me ç’rast e ka marrë atë dhe është kthyer në Maqedoni, pa dijeninë e saj.

 

 

Exit mobile version