Site icon PORTALB

Singapor, hakerat vjedhin të dhënat personale të 1,5 milionë personave… përfshi kryeministrit

Singapori

Singapori

Hakerat kanë vjedhur të dhënat personale të 1,5 milionë banorëve në Singapor, që do të thotë gati një e katërta e popullsisë, transmeton Top Channel. 

Ata kanë arritur të depërtojnë në database-n kombëtare të shëndetësisë nëpërmjet një sulmi të qëllimshëm e mirorganizuar, thuhet në deklaratën e qeverisë. Në shënjestër kanë qenë personat që kanë vizituar klinika mjekësore nga 1 maji i vitit 2015 deri në 4 korrik të këtij viti.

Të dhënat e hakeruara përfshijnë emra dhe adresa, por jo të dhëna të tjera mjekësore përveç mjekimeve. Këto të fundit u janë marrë gati 160 000 pacientëve. Nuk ka pasur ndërkohë shkelje të të dhënave përsa i takon diagnostikimit, rezultateve të testeve mjekësore apo shënimeve të doktorëve.

Në objektivin e hakerave kanë qenë edhe të dhënat e kryeministrit Lee Hsien Loong, i cili i ka mbijetuar kancerit dy herë.

Exit mobile version