“Nëse vendosim masa të kundërta, situata do të eskalojë në drejtim të keq dhe më pas, përsëri do të duhet që patjetër të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në konferencën e përbashkët për shtyp me kolegun kosovar, Bexhet Pacolli në Prishtinë, duke folur për vendimin e Kosovës për rritjen e doganave për pemët dhe perimet nga Maqedonia, njofton Portlb.mk.
Jam i sigurt, ka thënë Dimitrov, se nëse e ndjekim politikën e re evropiane edhe pa dialog do ta tejkalojmë këtë çështje.
Sipas saj, në kohën e obligimit dhe implementimit të Procesit të Berlinit, mu kjo çështje është e përmendur se duhet që të eliminohen barrierat.
“Mendoj se vetëm ajo është rruga për mbrojtje të prodhimtarëve tanë dhe të juaj. Mendoj se nuk mundeni ta mbroni veten nëse i dëmtoni fqinjët. Nuk mundet një masë të jetë mirë për Kosovën, nëse nuk është e mirë për fqiun. Patjetër të gjejmë zgjidhje”, theksoi Dimitrov.