Site icon PORTALB

Në Ohër do të zhvillohen infosesione për programin “Evropa kreative”

Ohër. Qyteti i vjetër. Foto: Wikipedia, 2007

Ohër. Qyteti i vjetër. Foto: Wikipedia

Pas Infosesioneve të përbashkëta për Evropë Kreative (Kultura dhe MEDIA) të zhvilluara në Kumanovë, Manastir, Tetovë dhe Strumicë, Zyra e Evropës Kreative nga  20 – 23 korrik do të organizojë një seri manifestimesh në Ohër.

Më  20  korrik, me fillim në orën  11 në sallën e Komunës së Ohrit me magjistër Biljana Prentoska nga Ministria e Kulturës do të zhvillohet „Info sesioni për Evropën Kreative – Nën-programi i Kulturës, Kategoria: Projekte bashkëpunimi”. Aktivitetet programore do të vazhdojnë deri në orën 13 në Akademinë e Filmit në Ohër, ku do të zhvillohet edhe konferenca me temë: „Rëndësia e bashkëpunimit rajonal dhe kooproduksioneve në kontekstin e vendeve me kapacitet të ulët produksioni dhe shembujt për projekte nga rajoni MEDIA të suksesshme “. Në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm përfaqësues të Zyrave të Evropës Kreative –MEDIA nga Kroacia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.

Më  21 korrik, me fillim në orën 12, në Akademinë e Filmit në Ohër janë parashikuar konsultime individuale për Evropën Kreative – Kultura dhe MEDIA.

Të gjithë të interesuarit për konsultime mund të paraqiten në postat elektronike: biljana.prentoska@ced.mk ose (bprentoska@gmail.com) dhe vladimir.stojcevski@ced.mk.

Më  22 korrik, me fillim në orën 24 në plazhin  „Arrëza“ është planifikuar performanca muzikore me Foltin dhe DJ Rootboy për të mbyllur Beach Film Festival, organizuar nga Zyra e Evropës Kreative – MEDIA.

Exit mobile version