Site icon PORTALB

Ivo Vajgël: Nuk do të ketë mundësi të dytë për Maqedoninë

Ivo Vajgl

Ivo Vajgël

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO është mundësi historike për Maqedoninë. Nuk do të ketë mundësi të dytë për t’i zgjidhur çështjet e hapura të cilat e ngarkojnë procesin për Maqedoninë, porositi eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgël, njofton Portalb.mk.

“Kjo nuk është formalitet, po mundësi për zhvillim. Anëtarësimi në BE dhe NATO janë mundësi historike për Maqedoninë. Nuk do të ketë mundësi të dytë. Dua t’ua transmetoj porosinë deri te ju se nuk do të ketë mundësi të dytë për zgjidhjen e çështjeve të hapura që e ngarkojnë procesin për hyrje të Maqedonisë në BE, pasi që jeni bërë kandidatë për afatësim. Askush nuk mund të mendojë kushte më të mira që të fillojnë bisedimet dhe të mbarojnë me sukses mes Maqedonisë dhe Greqisë”, tha Vajgël.

Ai ka apeluar deri te deputetët që të punojnë bashkë dhe t’i vendosin interesat e vendit përpara interesave partiake. Dialogu “Zhan Mone”, tha ai, ka treguar se ka bazë për progres më të mirë, i cili duhet të vazhdojë.

Exit mobile version