Site icon PORTALB

Rusi 2018, Franca është kampione e botës në futboll

Reprezentacioni i Francës

Përfaqësuesja e Francës është fituese e Kampionatit Botëror Rusi 2018, pasi në finale triumfoi përballë Kroacisë me rezultat 4:2. Në stadiumin “Luzhniki”të Moskës u zhvillua njëra nga ndeshjet më të nxehta, me Kroacinë që bëri lojën, ndërsa “gjelat” u treguan më të aftë në finalizime.

Golat për fitoren e francezëve në këtë përballje i realizuan Grizman, Pogba e Mbape dhe një gol ua dhuroi Manxhukiq që shënoi në rrjetë të gabuar, ndërsa i njejti lojtarë gjeti rrjetën edhe për Kroacinë së bashku me Perishiqin.

Për Francën ky është trofeu i dytë që fiton në histori të Botërorëve, pasi të parin e kishte fituar në vitin 1998, përderisa Kroacia edhe përkrah dështimit në këtë përballje, shkruajti historinë duke luajtur për herë të parë në një finale të këtij kompeticioni.

Exit mobile version