Policia greke sekuestroi rreth 104 kg lëndë narkotike, e llojit marijuanë, në kufirin shqiptaro-grek mes Gjirokastrës dhe Janinës, në vendin e quajtur Negraves-Pogon.
Policia greke i ka bërë shenjë drejtuesit të një automjeti që të ulë shpejtësinë, por ai nuk iu bind urdhrit duke rritur shpejtësinë dhe për pasojë u përplas me murin e një banese.
Pas kontrollit të automjetit policia gjeti rreth 104 kg marijuanë dhe arrestoi 28-vjeçarin nga Tepelena, J.P.
Në 2 javët e fundit në këtë zonë janë kapur mbi 600 kg lëndë narkotike që dyshohet se vjen nga Lazarati. /botasot