Tetovë, u hap një vend i këndshëm kulturor sipas qejfit të të rinjve (VIDEO)

Më në fund të rinjtë e Tetovës do të kenë një hapësirë të rregulluar sipas qejfit të tyre, për të qenë kreativë dhe produktivë.

Brenda një jave, 45 vullnetarë nga OJQ Toestand nga Belgjika, diku 20 nga OJQ Termokiss nga Kosova si dhe vullnetarë nga OJQ Democray Lab dhe nga Tetova, kanë shndërruar në vend të këndshëm ish objektin e Radio Tetovës i cili ishte i mbuluar nga pluhuri, shkruan Portalb.mk. Hapësira tani duket shumëngjyrëshe dhe e gatshme për qëllim zhvillimin e aktiviteteve alternative kulturore, për shprehje të talentit të të rinjve dhe gjetiu.
Përpos këtij objekti, ata kanë rregulluar edhe vendin përballë stacionit të autobusëve, në park të gjelbër me zgarë për të ndenjur dhe hapësira për skater-ët.

Sefer Selimi nga Democray Lab thotë për Portalb.mk se vullnetarët që u aktivizuan për të pastruar dhe rregulluar këtë vend, do të jenë ata që do të vendosin se çfarë aktivitetesh do zhvillohen në të.

“Ftohen të gjithë posaçërisht të rinjtë, të japin ide dhe të inspirohen për të krijuar aktivitete të ndryshme, vizatim, muzikë apo çfarëdolloj. Ata do të kujdesën edhe për mirëmbajnë e vendit si dhe për gjallërinë në të. Pas ditëve të hapura, do të mblidhemi dhe do të shohim si do të vazhdojmë më tej. Komuna e Tetovës na ka ndihmuar duke na lënë të lirë objektin dhe hapësirën te stacioni i autobusëve, ndërsa na ka ndihmuar edhe me logjistikë” tha ai.

Përfaqësuese i Toestand nga Belgjika tha se çdo vit ata rimëkëmbin objekte të braktisura në botë, këtë radhë kanë zgjedhur Tetovën, me ndihmën e Termokissit nga Kosova.

“Sfida më e madhe ishte të gjendet një objekt i tillë në Tetovë. Por ia dolëm dhe na pëlqeu shumë. Ne do të vazhdojmë me mbështetjen tonë edhe pas mbarimit të kësaj pune” tha ai për Portalb.mk.

Ka mbetur që Komuna e Tetovës dhe UNDP të investojë në çatinë e objektit i cili është shumë i dëmtuar dhe vullnetarët vetëm e kanë pastruar dhe e kanë izoluar.

Dhe po, ka mbetur që Tetova dhe tetovarët të kujdesen më së miri për të mirëmbajtur vendin dhe për tu kënaqur larg kafeneve dhe më afër kreativitetit.

  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button