Site icon PORTALB

Ukraina reagon ndaj marrëveshjes së gazsjellësit Gjermani-Rusi

Gazsjellës

Gazsjellës

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se e cilëson si të drejtë reagimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ndaj marrëveshjes së Gjermanisë me Rusinë për një tubacion të gazit natyror në Detin Baltik, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në France 24 TV, Poroshenko ka mbrojtur idenë e tij se ky gazsjellës është “kategorikisht një projekt politik” dhe se “kërcënon” konkurrencën për sigurimin e energjisë së Evropës.

Ndër të tjera, presidenti Poroshenko ka shtuar se “mbështet plotësisht” komentin e Trump se “Gjermania është rob i Rusisë”.

Presidenti amerikan gjatë një takimi me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të zhvilluar në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel kishte kritikuar Gjermaninë për mosrritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë në fushën e energjisë, duke thënë se “Gjermania i bën pagesa në nivel të lartë Rusisë për energjinë. Për këtë arsye ajo është rob i Rusisë”.

Ndërkohë, edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ndaj kritikave të Trump është përgjigjur se “Ne nuk jemi rob, as i Rusisë dhe as i SHBA-ve”.

Exit mobile version