Site icon PORTALB

Besi dhe Xhensila publikojnë foton e parë të vajzës dhe kanë dy dedikime për Ajkën (FOTO)

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë sot prindër për herë të parë. Xhensila ka sjellë në jetë të voglën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me një emër shqiptar. Ajka quhet vajza e Besit dhe Xhensilës. E gjithë shtatzënia e Xhensilës është komentuar gjatë në media, por pritjes më në fund i erdhi fundi.

 Babi Besi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq dhe ka publikuar një foto vërtet të bukur të duarve e tij dhe të Xhensilës teksa mbajnë këmbën e vogël të Ajkës. Ndodh rrallë që Besi të bëhet serioz, por kur bëhet është një rast i veçantë si ky sot, transmeton Class.

Ai ka treguar gjithashtu edhe arsyen se përse kanë vendosur këtë emër për të bijën. Ajka…është shija më e mirë e fëmijërisë së Besit, por jo vetëm. Edhe pse shumë personazhe të njohur zgjedhin t’i lindin fëmijët jashtë Shqipërisë, aktori i humorit ka treguar arsyen përse ai dhe Xhensila vendosën që Ajka duhet të vinte në jetë në Tiranë!

“O lul’e bukur e gjakut tim. I gjithë kuptimi i jetës dhe i vetes, qenka jo me i madh se ti, jo më shumë se 2 duart e mia, as me i rëndë se disa kg, sa e vogël bota, kaq sa ti qenka.  Asgjë si ty, asnjëherë s’ia kam ndjerë rëndësinë, vlerën dhe plotësinë jetës më shumë se sot. Vendosëm të të quanim AJKA. Babai yt, qysh i vogël mezi priste që Ija të ziente qumështin dhe fshehurazi t’i vidhte AJKËN, si shija më e mirë e fëmijërisë. Nëna jote është “ajkë” me vete. Është kujdesur aq shumë për ty, është lutur aq shumë edhe sa shumë të ka kënduar këngë engjëjsh. Nuk do të kesh probleme ninullash me pak fjalë. Edhe unë do përpiqem, por unë di ninulla vetëm për Skiftera, me vjedhje zemrash, edhe për Baftjarin, por që ti s’ke si ta njohësh. Ajka, në jetë jep sa më shumë dashuri, nga bota jote, po vjen në një botë tjetër ku për kaq shekuj kemi bërë vetëm shpikje sesi ta shkatërrojmë edhe jo ta ndreqim. Ti nise kontributin tënd duke bërë gjithçka me dashuri, si forcën dhe energjinë më të jashtzakonshme, prej saj erdhi edhe krijimi i qënies tënde dhe prej saj erdhi i gjithë krijimi i gjithçkaje. Ndaje kafshatën e bukës me nevojtaret edhe mos jep vetëm thërrimet. Gjatë jetës kam dashur të jap vetëm buzëqeshje tek të tjerët, por askush s’më ka bërë të qesh e të qaj njëkohësisht, askush si ti. Hera e parë që jam publik, ti më bërë të qesh veç sa lëvize dorën, më bërë të qesh edhe kur hape sytë, më bërë me qesh edhe kur po flije, kuptova që unë s’ia them humorit fare, kot e mbaj veten për të tillë. Unë edhe nena jote të premtojmë më tepër sesa dashuri. Nejse, do më duhet të bohem edhe çun Fushë-Kruje kur ndonjë djalë do guxojë të grricet me ty. Vendosëm që ti të lindje këtu n’Shqipni, ta duash vendin tënd, mbase nuk do të ofrojë aq sa duhet, por do të flasësh gjuhën më hyjnore në botë, gjuhën e Perëndive dhe gjuhën e Zotit, të parën, shqipen, pasurin më të madhe të këtij kombi. Lutem për të gjithe ata që më njohin dhe i njoh, që Zoti t’i bekojë me fëmijë, sinqerisht. Ajka, ti nuk e ke idenë sa të lumtur jemi me ty, tani të lutem mundohu të na lësh të flemë pak gjumë. Amen. Zoti ju rujt.  Bes & Xhensila Kallaku. PS: Ajka, edhe diçka, do të shkruajnë portalet për ty këto ditë, i falenderojmë por edhe i lutemi”,-shkruan Besi në Instagram.

Menjehërë pas dedikimit të Besit, nuk ka munguar edhe mesazhi i bukur nga mami Xhensila. Kënga më e bukur e jetës ka ardhur sot për Xhensilën dhe sipas këngëtares nuk ka ndjesi më të bukur sesa të mbash krejt botën në duar.

 “Kur morëm vesh që do vije ti, sa u lutem dhe falenderuam Zotin për këtë bekim. Mire se erdhe Ajka e jetës sonë. Të mbaj në krahë, e ta ndjej frymën, edhe aromën, a thua se të gjitha lulet e kësaj toke janë mbledhur grusht tek gusha jote. Çfarë ndjesie qenka të mbash krejt botën në duar. O kënga ime, o poezia ime. Bëj të mirën edhe duaje veten. Për çdo të mirë që do bësh, Zoti do shkurtojë distancën mes teje edhe Atij.  Nuk më ka emocionuar asnjë publik sa ty, un jam publiku yt në fakt, duartrokas gjithçka tënden. Zoti qoftë bariu yt. Ti do jesh lutja ime. Bes, Zoti na bekoi të dyve me më të shtrenjtën dashuri. Unë jam me fat që të kam, më shumë akoma që ti je babai i Ajkës sonë. Faleminderit gjithkujt që u bë pjesë e ketij bëkimi tonin”,-shkruan Xhensila.
Exit mobile version