PDSH përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s për dhënien e ftesës për anëtarësim të vendit në NATO

Partia Demokratike Shqipptare e përshëndet vendimin e Samitit të NATO-s në Bruksel për dhënien e ftesës për anëtarësim të vendit në strukturën Verio-Atlantike, transmeton Portalb.mk.

“Deklarata e Samitit të NATO-s në Bruksel për Siguri dhe Solidaritet Transatlantik qartë konfirmoi përcaktimin e vendeve anëtare të NATO-s për anëtarësim të plotë, përcaktim ky strategjik jo vetëm i PDSH-së por edhe i shqiptarëve.

Implementimi i Marrëveshjes për emrin me Greqinë, që nënkupton realizimin e obligimeve të marra, vazhdon të ngel kusht për antarësim të vendit në NATO dhe PDSH-ja bashkë me faktorët tjerë do të angazhohet maksimalisht në mënyrë që ky proces të përfundoj me sukses.

PDSH vlerëson se antarësimi në NATO nuk ka alternative tjeter dhe falenderon faktorin ndërkombëtarë për ndihmën dhe përkrahjen në realizimin e këtij përcaktimi”, thuhet në njoftim për media.

NATO e ftoi Maqedoninë t’i fillojë bisedimet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button