Trump: Për momentin nuk ka braktisje të NATO-s

Për momentin janë mënjanuar të gjitha arsyet të cilat mund të ishin bazë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të lëshonin NATO-n, deklaroi presidenti i SHBA-ve Donalrd Tramp, transmeton Alsat M.

Ai tha se gjatë këtyre dy ditëve, vendet anëtare të NATO-s në Samit kanë pasur konsultime të suksesshme, dhe përplasjet sidomos me Gjermaninë, ishin qartësuar. Një vit më parë, Tramp kishte kërcënuar se SHBA-të mund të braktisin NATO-n për shkak se Aleanca u shërbente më shumë vendeve te Evropës. Përplasje mes SHBE-ve dhe BE-së ka pasur edhe për vendosjen e taksave të cilat i vendosën së fundmi disa vende të Evropës për mallrat e Shteteve të Bashkuara.

“Nëse ata nuk janë besnikw në negociata ne do të duhet të gjejmë një zgjidhje për miliona makina që vinë në vendin tonë dhe që tatohen me zero, në fakt kanë tatim shumë të ulët. Gjeometria ka qenë një mënyrë efektive e negociatave por unë në këtë rast nuk negocioj. Unë dua drejtësi për SHBA-në. Ne paguajmë shumë për NATO-n. NATO-ja për ne është shumë e rëndësishme por NATO-ja ndihmon Evropën më shumë se sa që na ndihmon neve dhe në të njëjtën kohë është shumë mirë për ne. Kështu që ne tani kemi arritur në një pikë kur njerëzit paguajnë më shumë para gjë që nisi vitin e kaluar kur ne kishim një ndikim shumë të madh. Ne tani kemi arritur 33 miliardë dollar shtesë dhe nëse pyetni sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg ai na i jep neve, m’i jep mua të gjithë meritat sepse isha unë që thash se kjo gjë ishte e padrejtë”, deklaroi presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button