Site icon PORTALB

Plani i LSI-së, Kryemadhi: Për tre muaj të pastrojmë Shqipërinë nga droga

Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi

LSI ka në plan që për tre muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga, tha në deklaratë për shtyp kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, transmeton TCH.

“LSI ka në plan që për 3 muaj të pastrojë Shqipërinë nga droga dhe llumi i Edi Ramës.Të çmontojë këtë qeveri dhe të shembi këtë sistem dhe për 3 muaj Shqipëria ti kthehet normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Sekuestrim të pronave mafioze dhe pastrim të Shqipërisë nga paratë e pista, taksat e ulëta, konkurrenca e pastër, zhdukja monopoleve, rikthimi i barazisë dhe demokracisë, shëndetësi dhe arsim të barabartë për të gjithë pa dallim bindje politike, të shpëtojmë trashëgiminë kulturore, të shpëtojmë identitetin tonë, tha Kryemadhi teksa shtoi se “çmontimi i kësaj qeverie është hapi i parë”.

Exit mobile version