Site icon PORTALB

Tetovë, ndalen në rrugë dy persona dhe sulmohen!

MPB Policia

Ilustrim

Një person 30-vjeçar nga Tetova me iniciale L.K dhe një tjetër 24-vjeçar Q.F gjithashtu nga Tetova mbrëmë në polici kanë denoncuar se rreth orës 23 e 30 gjatë lëvizjes së tyre me veturën “citroen” në rrugën “JNA” në Tetovë, për një moment janë ndalur që të kalojnë gjashtë persona të panjohur, transmeton Portalb.mk.

Pas një debati të shkurtër verbal, L.K. dhe Q.F. janë sulmuar fizikisht me grushte dhe shqelma nga të cilat L.K. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Spitalin e Tetovës.

Policia njofton se po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe për identifikimin dhe gjetjen e sulmuesve.

Exit mobile version