Site icon PORTALB

Google sjell rrjetet sociale më afër Ramazanit

Google sjell rrjetet sociale më afër Ramazanit

Google sjell rrjetet sociale më afër Ramazanit

Google është duke synuar që fenë ta bëjë digjitale gjatë muajit të ramazanit, pasi që ka lëshuar një kanal në YouTube i cili ofron përmbajtje islame si dhe Google+ Hangouts.
Gjatë tërë muajit të shenjtë, kur myslimanët anembanë botës falen dhe festojnë ramazanin, ky kanal në YouTube (http://www.youtube.com/MakkahLive) do të transmetojë drejtpërdrejt faljet nga Meka.

Një kanal tjetër në YouTube – http://www.youtube.com/ramadan do të jetë i dedikuar për fenë islame si dhe serialet televizive arabe.

Sipas një postimi në blogun e saj, Google thotë se në këtë kanal do të jenë më shumë se 50 shfaqje në dispozicion, në të njëjtën kohë me atë të transmetimit në television.
Bazuar në hulumtimet e bëra, shikimi i serialeve arabe është rritur tradicionalisht gjatë muajit të ramazanit, dhe me produktet e saj të fundit, Google mundohet që të kapitalizojë nga audienca e madhe që është këtë muaj./Portalb

Exit mobile version