Emigracioni në Evropë është sfidë e përbashkët dhe kërkon qasje gjithëpërfshirëse, politika kredibile dhe aktivitete jo vetëm në afat të shkurtër, por edhe në afat të mesëm dhe të gjatë, porositi sot zëvendësministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Bekim Maksuti në hapjen e konferencës eksperte me temën “Përparimi i sinergjive: Mbështetje ushtarake e institucioneve civile” në Vjenë.
Sipas tij, kjo gjendje arriti dimension ndërkombëtar, duke ndikuar në sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të përfshira nga rutat emigruese.
Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Maksuti është fokusuar në përvojat e Maqedonisë, përmes të cilave në vitin 2015 dhe 2016 ka kaluar “Ruta emigruese ballkanike”, duke theksuar se leksionet e mësuara flasin se angazhimi i përbashkët i forcave ushtarake dhe institucioneve civile nuk janë vetëm të mundshme, por të dëshiruara për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Zëvendësministri ka theksuar se një nga përfitimet kryesore të asaj gjendje është përgjigjja e përbashkët e forcave dhe kapaciteteve nga shumë vende evropiane, duke e përfshirë edhe Austrinë të cilët dërguan forca policore në kufirin e Maqedonisë. Për momentin në përkrahje të forcave të Maqedonisë janë 147 policë, 20 prej tyre nga Austria.