Site icon PORTALB

VMRO-DPMNE 11 herë i ka kërkuar falje Rashkovskit

Dragi Rashkovski

Dragi Rashkovski

Partia VMRO-DPMNE nëpërmjet marrëveshjes gjyqësore i ka kërkuar falje sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski, për, ashtu siç thuhet në marrëveshje, shpifje të publikuara në faqen e “Facebook-ut” të partisë dhe konferencave për shtyp, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç ka shkruar Rashkovski në “Facebook”, kundër VMRO-DPMNE-së dhe funksionarëve të partisë ka ngritur padi për gënjeshtra dhe shpifje për nepotizëm, lidhje kumbarësh dhe punë të paligjshme. Përveç që partia ka kërkuar falje, ajo ka pranuar që edhe t’i paguajë harxhimet procedurale të Rashkovskit.

“Fillimisht do t’u sulmojnë, pastaj do t’u kërkojnë falje, do të kisha dashur që të vijë një moment që të lavdërohemi për atë që do ta punojmë bashkë. 11 falje për 11 akuza nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Në vend që të lëshohem në “dëshmim të djallëzuar” të akuzave, të njëjtave iu përgjigja me padi për shpifje të cilat mbaruan me marrëveshje, nëpërmjet të cilës kanë kërkuar falje për gjithçka që kanë thënë në opinion.

Le të jetë kjo praktikë juridike për atë se si duhet që të duket dialogu politik dhe zgjidhja e akuzave mes vete”, ka shkruar në “Facebook” Rashkovski.

Exit mobile version