Site icon PORTALB

Plaçkitje në një bastore në Tetovë, janë marrë mbi 14 mijë denarë

MPB Policia

Ilustrim

Diku rreth 14 mijë denarë janë marrë gjatë një plaçkitje që tani për tani një autor i panjohur, i maskuar dhe i armatosur me armë e ka kryer mbrëmë në bastoren e sportit në rrugën “Ilindeska” në Tetovë informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marijan Josifovski.

Sipas të dhënave të tij plaçkitja ka ndodhur rreth orës 21 ku në objektin, pronësi e M.E (38) nga Tetova, ka qenë vetëm një e punësuar.  I panjohuri duke u kanosur dhe armën nga sirtari i arkës ka marrë 12 mijë e 420 denarë si edhe 2.000 denarë që gjendeshin në çantën e të punësuarës. Me paratë e marra nga sirtari i panjohur me shpejtësi ka dalë nga bastorja dhe me biçikletë e ka braktisur vendin.

Polica ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e autorit.

Exit mobile version