Për dy pula të vjedhura mund të përfundosh në burg dhe të dënohesh jo pak por dy vite burg.
Mund t’ju duket shaka mirëpo kjo ndodh pikërisht në drejtësinë shqiptare, e cila i ka dhënë këtë dënim një qytetari nga Shkodra pasi vodhi dy pula.
Në fakt ai u dënua me dy vite burg por dënimi iu ul në një vit e katër muaj.
Vendimi për këtë dënim është marrë nga Gjykata e Shkodrës rreth dy javë më parë, ndërsa rasti është apeluar.
Personi në fjalë qëndron i burgosur prej janarit të këtij viti e megjithatë gjykata nuk është mjaftuar me këtë ndëshkim për dy pulat e vjedhura.
Rasti është dërguar në redaksinë e JOQ nga një tjetër qytetar, i cili shkruan:
Makabriteti I Gjykatës së Shkodrës. A kanë Zot këta gjyqtarë që e dënojnë tjetrin për dy pula,e në komisariate lirohen njerëzit që kapen me armë në brez. 1.4 vite burg për vjedhjen e dy pulave.”
Rasti në fakt është skandaloz po të kujtojmë vetëm deklaratën e pak ditëve mëparë të ambasadorit Lu, i cili tha se dështimi më i madh i drejtësisë shqiptare është mosarrestimi I Klement Balilit ose “Eskobarit të Ballkanit”.
Me sa duket gjyqtarët dhe drejtësia shqiptare në pamundësi për të kapur kriminelët e mëdhenj,trafikantët apo vrasësit, dënon dikë që mund të ketë vjedhur dy pula edhe nga uria.