Një aksident tragjik ka ndodhur sot në afërsi të Suharekës.
Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.
“Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes », ka shkruar Berisha në Facebook.
Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti të llojit BMW dhe një autobusi.