Site icon PORTALB

Wiener Zeitung: Serbia i kthehet kohës së Milosheviçit

Wiener Zeitung: Serbia i kthehet kohës së Miloshevicit

Wiener Zeitung: Serbia i kthehet kohës së Miloshevicit

Qeveria e re e Serbisë ende zyrtarisht nuk e ka marrë detyrën, por Serbia tashmë po shkon në rrugën që çon prapa kah Slobodan Milosheviçi dhe po largohet nga Evropa, vlerëson gazeta vjeneze, Wiener Zeitung.

Autori i komentit, Franc Shausberger, drejtor i Institutit për Rajonet Evropiane, ka vlerësuar se “me vendimet me të cilat në sferat kryesore kufizohet autonomia e krahinës multietnike Vojvodina, Gjykata Kushtetuese serbe e ka vërtetuar varësinë e saj politike”.

Vendimet e gjykatës, thuhet në koment janë “në harmoni me politikën nacionaliste dhe centraliste të presidentit të zgjedhur para do kohe, Tomislav Nikoliç, dhe kryeministrit të ri socialist, Ivica Daçiç, shefit të dikurshëm për propagandë të Slobodan Milosheviçit”.

Në komentin e gazetës Wiener Zeitung mëtutje theksohet se “me përjashtim të partisë së vogël Partia e Rajoneve të Bashkuara, në Serbi, sikur edhe prej para do kohe në Rumani, në pushtet janë përsëri klikat e vjetra ish komuniste”./Portalb

Exit mobile version