Një avion në qytetin Feteshti të Rumanisë ka rënë përderisa ishte duke bërë shfaqje ajrore. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën piloti, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë thuhet se avioni i tipit MiG 21 LanceR në qytetin Feteshti ka rënë gjatë një shfaqjeje ajrore. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit ajror.
Si pasojë e aksidentit, piloti i avionit ka humbur jetën.
Në Rumani gjatë 8 viteve të fundit kanë ndodhur 22 aksidente ajrore.