Të paktën pesë persona janë plagosur sot gjatë garës tradicionale me dema në Pamplona të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët shëndetësorë, të cilët ndjekin garën, kanë thënë se pesë personat u plagosën gjatë festivalit tradicional. Të paktën një person ishte goditur nga brirët e demit.
Zëdhënësi i Kryqit të Kuq, Jose Aldaba deklaroi se personat janë hospitalizuar vetëm disa minuta pas fillimit të garës në qytetin verior të Spanjës, mëngjesin e sotëm.
Shiu i cili ra pak para fillimit të garës, shkaktoi pengesa shtesë sepse rrugët e ngushta u bënë të rrëshqitshme. Demat peshojnë nga 550 deri 630 kilogram.
Festivali San Fermino i cili zgjatë 9 ditë, është bërë botërisht i njohur falë romanit të nobelistit Ernest Hemingway “Dielli lind përsëri” të vitit 1926.