Site icon PORTALB

Opozita pajtohet të dorëzojë armët e rënda në Sirinë jugore

Guta, Siri/ Foto: AFP

Opozita e armatosur siriane ka rënë dakord me Rusinë të dorëzojë armët e saj të rënda në pjesën jugore të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i opozitës siriane, Hussein Abu Shaimaa, për AA tha se marrëveshja gjithashtu kërkon tërheqjen e forcave të regjimit të Bashar al-Asadit nga disa prej qyteteve dhe fshatrave që ata kanë pushtuar kohën e fundit.

Marrëveshja gjithashtu kërkon që policia ushtarake ruse të zëvendësojë gradualisht forcat e regjimit pas tërheqjes së këtij të fundit nga zonat pranë kufirit jordanez.

Sipas kushteve të marrëveshjes, kushdo që dëshiron të largohet nga zona sapo marrëveshja të hyjë në fuqi do t’i sigurohet dalje e sigurtë.

Exit mobile version