Site icon PORTALB

Pens e ka uruar Ciprasin për Marrëveshjen me Maqedoninë

Cipras - Pens

Nënpresidenti amerikan, Majk Pens, në bisedë telefonike me kryeministrin grek, e ka uruar Aleksis Ciprasin për arritjen e Marrëveshjes me Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

“Kryeministri e ka theksuar rëndësinë që e ka kjo Marrëveshje për stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët”, kumtojnë nga Kabineti i Ciprasit.

Pens dhe Cipras, përveç Marrëveshjes, kanë diskutuar edhe për marrëdhëniet greko-turke dhe rolin e Turqisë në rajonin e gjerë, por edhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike të Amerikës dhe Greqisë, veçmas me rastin e Panairit Botëror në Selanik, i cili do të mbahet në mes të shtatorit, ndërkaq SHBA-ja do të jetë shtet nderi.

SHBA i jep mbështetje Maqedonisë për implementim të suksesshëm të Marrëveshjes me Greqinë

Exit mobile version